Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, 3 mungesa të mëdha

Futboll

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, 3 mungesa të mëdha

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Interit.

“Los Blancos” do jenë me 3 mungesa të mëdha në duelin e rëndësishëm për Champions League. Qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Eder Militao së bashku me sulmuesin Karim Benzema do mungojnë.

Por, në listë është rikthyer Casemiro që më herët nuk arriti të zhvillonte asnjë ndeshje sepse ishte i prekur nga COVID-19.

Lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.

Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Rodrygo, Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat