City nuk njeh krizë

Futboll

City nuk njeh krizë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:28
City nuk njeh krizë

Klubet e futbollit po përballen me një krizë ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe po përpiqen të ulin shpenzimet, përfshi edhe ato të pagave, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Manchester City-n.

Klubi anglez vetëm pak ditë më parë i rinovoi kontratën trajnerit Pep Guardiola deri në verën e 2023-shit, duke përmirësuar ndjeshëm edhe pagën e tij të majme, ndërsa tani po punon për një tjetër rinovim.

Bëhet fjalë për lojtarin e preferuar të Guardiolës, fantazistin belg Kevin De Bruyne, kontrata e të cilit skadon në verën e 2023-shit, por drejtuesit e klubit nga Manchesteri duan ta zgjasin edhe për dy sezone të tjera.

Sipas mediave angleze, kontrata e re që i është ofruar 29-vjeçarit belg, parashikon zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2025-ës dhe rritjen e pagës nga 20 milionë euro në sezon që përfiton aktualisht, në 25 milionë euro në sezon.

Palët duket se kanë kohë që negociojnë dhe tashmë janë duke u diskutuar vetëm detajet e kontratës së re, që pritet të firmoset dhe të zyrtarizohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat