"Messi" japonez konsideron largimin nga Villarreali

Futboll

"Messi" japonez konsideron largimin nga Villarreali

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:50
"Messi" japonez konsideron largimin nga Villarreali

Talenti i Real Madridit, Takefusa Kubo është duke konsideruar largimin nga Villarreali, meqenëse nuk është i lumtur me minutazhën.

Japonezi është huazuar në verë të skuadra spanjolle, por nuk arriti të gjejë vend në formacionin titullarë, përcjellë lajmi.net.

Sipas Diario AS, Kubo është duke menduar t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër, aty ku do luante më shumë dhe do kishte ndonjë rol të rëndësishëm.

Edicionin e kaluar, Kubo ishte pjesë e Mallorcas, skuadër në të cilën impresionojë të gjithë me super përformanca.

Thuhet se interesim për Kubon ka disa klube të mëdha evropiane, por Reali dëshiron ta mbajë pranë vetës dhe do e lejojë huazimin vetëm në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat