Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës

Futboll

Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës

Agjenti i yllit të Real Madridit, Isco, ka konfirmuar se lojtari dëshiron largimin në afatin e janarit.

Ka spekulime që spanjolli mund të largohet, meqenëse nuk është i lumtur me minutazhën momentale që i ka dhënë Zinedine Zidane.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti, që tha se lojtari dëshiron të provojë një sfidë të re, por edhe qëndrimi të Reali s’është problem.

“Isco do donte të provonte një ligë tjetër. Por, nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare. Qëndrimi të Real Madridi nuk do ishte problem”, tha ai.

Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit, kurse mbetet të shihet nëse do jetë titullarë apo në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat