Islami jep dorëheqjen!

Futboll

Islami jep dorëheqjen!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Islami jep dorëheqjen!

Humbja e fundit ndaj Struga Trim Lum dhe ecuria e dobët në ndeshjet e fundit ka detyruar Bujar Islamin të japë dorëheqjen nga stoli i Renovës.

Dorëheqja e teknikut është pranuar nga drejtuesit e klubit shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut.

Në 12 javët e para, Renova ka grumbulluar vetëm 8 pikë në kampionatin maqedonas dhe për këtë arsye trajneri Islami ka vendosur të largohet,duke dhënë dorëheqjen.

Tashmë drejtuesit  Renovës kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Islamit, me shpresën se me ndërrimin e trajnerit do të ndryshojnë edhe rezultatet.

Aktualisht Renova pozicionohet në zonën e rënies nga kategoria pikërisht në vendin e 11-të atë të parafundit, 5 pikë larg zonës së shpëtimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat