Krymi: Duam patjetër pikë në Durrës

Futboll

Krymi: Duam patjetër pikë në Durrës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Krymi: Duam patjetër pikë në Durrës

Ardit Krymi nuk e fsheh entuziazmim para ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana”. Në konferencën për shtyp të rastit ai u shpreh i bindur se kuqeblutë nuk kthehen pa pikë nga Durrësi.

Fitorja ndaj Tiranës: “Ishte shumë e bukur ajo ndaj Tiranës dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë djemtë, sepse dhanë maksimumin deri në minutën e 97-të. Festa me Tiranën ka përfunduar që atë natë dhe tashmë jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida e radhës me Teutën.”

Kalendari i ngjeshur: Normalisht që me stërvitjen që kemi bërë mund t’i përballojmë tri ndeshje në javë, por kuptohet që duhet të ruajmë forcat dhe shpresoj të dalim sa më mirë.

Vllaznia, e bashkuar: Sivjet mendoj se grupi është më i bashkuar, ka hyrë një frymë e re tek Vllaznia dhe kjo shihet që në hapat e parë të ketij sezoni. Duke qenë të bashkuar nga lart deri te punëtori i fushës, jam i bindur se do të ecim përpara.

Mesazhi për tifozët: “U them që të kenë vetëm besim, të na japin sa më shumë mbështetje dhe mendoj se nuk do t’i zhgënjejmë.”

Vlerësim për Teutën: “Ne kemi respekt për Teutën, por do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë siç e kemi bërë këto tri ndeshje dhe mendoj se do të dalim mirë.

Martini dhe Hebaj, kundërshtarë: “Për profesor Edin kam shumë respekt, i uroj gjithë të mirar, por pas ndeshjes sonë. Futbolli i parashikon tri rezultate, por e rëndësishme është të mos dalim pa pikë nga Durresi. Hebaj? është lojtar i mirë, por Rubini do t’i shënojë golat pas ndeshjes me Vllazninë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat