Tuci, sulmuesi i Shpresave gjen rrugën e rrjetës në Kroaci

Futboll

Tuci, sulmuesi i Shpresave gjen rrugën e rrjetës në Kroaci

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:20
Tuci, sulmuesi i Shpresave gjen rrugën e rrjetës në Kroaci

Indrit Tuci po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka arritur të gjejë edhe golin me Lokomotivën e Zagrebit.

Tuci ka shënuar në minutën e 56’, ndaj Hajdukut të Splitit, duke barazuar rezultatin në 1-1, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh me anë të Caktas në minutën e 12’.

Tuci përfiton nga një top i mbetur në zonë pas gjuajtjes së Tahirajt dhe nuk mendohet dy herë për ta gjuajtur dhe e ka ndalur në fundin e rrjetës.

Megjithatë goli i sulmuesit të Shpresave nuk e ndihmoi Lokomotivën të marrë të paktën një pikë, pasi Caktas shënoi golin e 2-1 për Hajdukun në minutën e 90′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat