Feronikeli reagon ashpër: Tre pikë që i mori gjyqtari me vete

Futboll

Feronikeli reagon ashpër: Tre pikë që i mori gjyqtari me vete

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:07
Feronikeli reagon ashpër: Tre pikë që i mori gjyqtari me vete

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi reagon ashpër pas ndeshjes me kampionin në fuqi, Drita nga Gjilani, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

"Sot, më 24 nëntor 2020, në Gjilan, ishim dëshmitar të një referimi tendencioz, skandaloz e mbi të gjitha të njëanshëm.

Drita – Feronikeli, përfundoi baras, megjithatë fituan gjyqtarët por humbi futbolli i Kosovës.

Anulohet goli i pastër për pozitë jashtë loje që nuk ekzistoi.

Nuk akordohet penalti për prekje me dorë brenda zonës.

Ndëshkime të panumërta me kartonë, ndër ta edhe një i kuq.

E shumë e shumë incidente tjera, që prishën futbollin, që turpëtuan Supërligën, e që bënë që të vjellin qindra mijëra adhurues të futbollit.

Burim Jahmurataj, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, së bashku me gjyqtarin e katërt (komplet inekzistent) Visar Kastrati, arkëtuan tri pikët e plota, të marrura nga djersa e futbollistëve tanë që derdhin në fushë, e djersa e donatorëve që japin shumë për futbollin.

Mjafton ti shohësh veturat e pallatet e gjyqtarëve kosovar, për të kuptuar se si ndodhin këto “gabime njerëzore”.

Nuk është hera e parë dhe nuk është vetëm klubi i Feronikelit që dëmtohet nga gjyqtarë që favorizohen nga FFK, me në krye, Agim Ademin. Kjo është e tepërt, është e turpshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për futbollin e Kosovës. Përveç ankesës në FFK, Feronikeli do të dërgojë ankesë edhe në UEFA, ashtu siç dorëzuam ankesën për KFF Feronikeli.

Gjyqtarët e ndeshjes i paralajmërojmë që ky është vetëm fillimi i FC Feronikelit, pasi që ndeshje të tilla nuk do të ketë më. As edhe një! Kurrë!!!", reagon Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat