Goli i Tucit nuk i vlen Lokomotivës, Hajduku e ndëshkon në fund

Futboll

Goli i Tucit nuk i vlen Lokomotivës, Hajduku e ndëshkon në fund

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Goli i Tucit nuk i vlen Lokomotivës, Hajduku e ndëshkon në fund

Goli i Indrit Tucit nuk i vlen Lokomotivës, Hajduku e ndëshkon në fund!

Indrit Tuci shënoi golin e paë sezonal me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të 21-vjeçare shënoi në portën e Hajdukut të Splitit, në sfidën e javës së 12-të të kampionatit kroat, por që nuk i mjaftoi ekipit të tij të shngante humbjen (1:2).

Në këtë përballje ishin në fushë nga minuta e parë katër lojtarë shqiptarë, përveç Tucit edhe Kallaku, Çokaj e Tahiraj.

Në fillim të pjesës së parë, për miqtë realizoi Caktas, ndërsa goli i Tucit në të 56-tën ktheu përkohësisht ekuilibrin në rezultat pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt, sërish Caktas gjeti golin për Hajdukun e Splitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat