West Ham pas Dembele së Lyonit

Futboll

West Ham pas Dembele së Lyonit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Moussa Dembele

Klubi nga Premier Liga angleze West Ham United janë duke monitoruar sulmuesin e Lyonit Moussa Dembele, raporton “France Football”.

David Moyes po planifikon të bëj një lëvizje në janar për francezin, i cili mund të jetë në dispozicion për një shumë prej 40 milionë eurosh.

Dembele nuk e ka filluar mirë këtë edicion 2020/21 me skuadrën e Lyonit në Ligën e Francës, ku në 11 paraqitje nuk ka arritur të regjistrojë asnjë gol e asistim. 

LEXO edhe: Disa nga emrat që kanë luajtur për Realin dhe Interin

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat