Shkëndija tronditet, Struga kualifikohet! Shkupi dhe Renova eliminohen

Futboll

Shkëndija tronditet, Struga kualifikohet! Shkupi dhe Renova eliminohen

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:19
Shkëndija tronditet, Struga kualifikohet! Shkupi dhe Renova eliminohen

Ditë e keqe për skuadrat shqiptare në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll. 
Struga Trim & Lum kualifikohet, Shkëndija, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi eliminohen.

Sileksi është gjysmëfinalist, pasi festoi fitoren me penallti me rezultat 4:2 ndaj Shkendijës. Ndeshja në kohën e rregullt përfundon 0:0.

Akademia Pandev eliminoi skuadrën  shqiptare Shkupin, duke e mundur me rezultat 2:1. 
Tomovski në minutën e 36-të solli “Pandevci” në epërsi.

Në pjesën e dytë, Shkupi barazoi përmes shënuesit më të mirë Darbo Dembo (63’), por Tomislav Iliev në minutën e 69-të siguron fitoren e vendasve.
Struga Trim – Lum, kualifikohet, duke e mundur me 1:0 Renovën 

Kupa e Maqedonisë së Veriut
Bellasica – Makedonija GP    1:4
Struga TL-Renova 1:0
Akademia Pandev – Shkupi 2:1
Sileksi – Shkëndija 0:0 – 4:2 me penallti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat