Ramadani: Rikthimi në binar i Prishtinës do të tregojë në ndeshjet tjera

Futboll

Ramadani: Rikthimi në binar i Prishtinës do të tregojë në ndeshjet tjera

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Ramadani: Rikthimi në binar i Prishtinës do të tregojë në ndeshjet tjera

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit me rezultat 0:2, për të vazhduar kështu shpresën për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Llapi me këtë disfatë ka bërë një hap shumë të rrezikshëm në luftë për mbijetesë. Endrit Krasniqi e Leutrim Kryeziu kanë shënuar për Prishtinën për këto tri pikë të mëdha.

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me fitoren në duelin e sotëm.

“Më vjen mirë qe fituam sot, sepse kemi bërë këso loje edhe gjatë ndeshjeve të kaluar por nuk kemi fituar. Sot kishim posedimin, kontrollin e ndeshjes, kishim qetësinë qe duhet ta kemi gjithmonë. Ishim të kujdesshëm, duke e respektuar edhe Llapin, se ka futbollistë cilësorë. Në pjesën e dytë shfrytëzuam rastet tona dhe shënuam edhe golin e dytë dhe të qetësisë”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për “Art Sport”.

“Me këtë fitore jo që kemi bërë diçka shumë të madhe, por thjesht objektivin që duhet ta fitojmë çdo ndeshje.

Kjo fitore ta rikthen vetëbesimin se kemi fituar Llapin në fushë të vështirë, na jep kurajo. Rikthimi në binar i Prishtinës do të tregojë në ndeshjet tjera, pasi nuk mbaron asnjë objektiv me ndeshjen e sotme”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat