Partizani i Ilir Dajës bind ndaj Apolonisë

Futboll

Partizani i Ilir Dajës bind ndaj Apolonisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Partizani i Ilir Dajës bind ndaj Apolonisë

Partizani ka bindur ditën e sotme në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë, teksa ka fituar me rezultatin 3:0.

Në “Loni Papuçiu”, pjesa e parë ishte me të vërtetë spektakolare, ku të dyja ekipet kishin disa raste për shënim. Vendasit iu afruan disa herë golin, por atë e gjetën të kuqtë, të cilët shënuan në minutën e 42’ me Eneo Bitrin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Partizanin, që shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Bardhin në minutën e 58’ dhe më pas me Idrizajn në minutën e 81’.

Një fitore e rëndësishme për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët regjistrojnë fitoren r dytë në kampionat, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe në vendin e 3-të, ndërsa Apolonia qëndron e parafundit me vetëm 2 pikë.

APOLONIA-PARTIZANI 0:3

Bitri 41′, Bardhi 58, Idrizaj 81.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat