Tension, gola dhe karton i kuq në sfidën e Kategorisë Shqiptare

Futboll

Tension, gola dhe karton i kuq në sfidën e Kategorisë Shqiptare

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:55
Tension, gola dhe karton i kuq në sfidën e Kategorisë Shqiptare

Kastrioti ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 0:2 në sfidën e zhvilluar në Korçë të vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Një duel tepër i  luftuar ku nuk munguan pretendimet për penallti si dhe kartoni i kuq.

Ishte braziliani De Silva ai që hapi serinë e golave pas një gabim në mbrojte nga ana e korçarëve, duke çuar në dhomat e zhveshjes skuadrën krutane me epërsinë e një goli.

Në fragmentin e dytë të lojës Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Mensah për goditje ndaj kundërshtarit, ndërkohë që Okebugu vulosi fitoren e Kastriotit me një predhë në minutën e 61-të.

SKËNDERBEU-KASTRIOTI 0-2

De Silva 39′, Okebugu 61′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat