Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për sfidat me Qipron dhe Portugalinë

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për sfidat me Qipron dhe Portugalinë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për sfidat me Qipron dhe Portugalinë

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për sfidat me Qipron dhe Portugalinë!

Ka nisur në fillim të javës grumbullimi i Kombëtares A së femrave në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Europianit 2022 ndaj Qipros (27 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”) dhe Portugalisë (më 1 dhjetor në transfertë).

Që prej të martës grupi prej 21 futbollisteve të ftuara nga trajneri Armir Grima është kompletuar, pasi ekipit i janë bashkuar edhe lojtaret që aktivizohen me klube jashtë vendit.

Përfaqësuesja kuqezi është grumbulluar në “Gardenland Resort” në Shkodër, ndërkohë që ka nisur edhe seancat stërvitore në fushën e Barbullushit për të përgatitur dy ndeshjet e radhës.

Gjithashtu, po ndiqet çdo procedurë e protokollit sanitar për shkak të pandemisë Covid-19 ku gjatë këtyre ditëve skuadra do t’i nënshtrohet edhe testit të tamponëve para ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat