Garë e fortë për kreun e klubit, tjetër kandidat për president te Barcelona

Futboll

Garë e fortë për kreun e klubit, tjetër kandidat për president te Barcelona

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Ilustrim

Barcelona do të zhvillojë zgjedhjet për presidentin e ri. Josep Maria Bartomeu la drejtimin e klubit pas problemeve të shumta në krye të klubit spanjoll.

Gara presidenciale pritet të jetë e fortë me Victor Fonten që ka shpallur kandidaturën, por së fundmi është futur në garë dhe Joan Laporta.

Ish-presidenti i Barcelonës dëshiron sërish drejtimin e klubit.

Ende nuk është përcaktuar se kur do të jenë zgjedhjet e reja, por që priten të vendosin shumëçka. Barca po vuan momentalisht, pasi situatat në skuadër nuk janë aspak të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat