​Eriksen drejt rikthimit në Angli dhe te rivali i Tottenhamit

Futboll

​Eriksen drejt rikthimit në Angli dhe te rivali i Tottenhamit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Christian Eriksen

Christian Eriksen po e konsideron mundësinë që t’i bashkohet Arsenalit në afatin kalimtar të dimrit, raporton “ESPN”.

“Gunners” po lidhen me blerjen e reprezentuesit te Danimarkës nëse Interi pranon një marrëveshje për një çmim të ulët.

“ESPN”, gjithashtu shton se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mund të ofrojë rreth 15 milion euro për shërbimet e Eriksen.

Eriksen, i cili erdhi në Inter nga Tottenhami, deri më tani nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat