Diego Armando Maradona, që mbahet mend për golin e famshëm të tij në vitin 1986, që e shënoi me dorë apo siç thoshte ai “Dora e Zotit”, sot iku në amshim!
Lajmi konfirmohet edhe nga avokati i tij.
“Diego Maradona ka vdekur në moshën 60 – vjeçare”, konfirmon avokati dhe agjenti i tij Matias Morla.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, u shtrua kohët e fundit në spital dhe iu nënshtrua një operacioni në tru dhe u la i lirë që nga 11 nëntori.
Megjithatë, Maradona sot shuhet, duke e pikëlluar tërë botën e futbollit.