Bota e futbollit kujton Maradonën, reagime të shumta nga yjet e futbollit

Futboll

Bota e futbollit kujton Maradonën, reagime të shumta nga yjet e futbollit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Bota e futbollit kujton Maradonen, reagime të shumta nga yjet e futbollit

Bota e futbollit ka reaguar pas vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona. Premierliga Angleze, klubet e ndryshme evropiane dhe futbollistë kanë shkruar për vdekjen e tij në rrjetet sociale.

Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur. Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.

Premierliga angleze me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka ngushëlluar familjen e Diegos për vdekjen e tij.

“Ne jemi thellë të mërzitur për vdekjen e futbollistit të madh, Diego Maradona, një futbollist i jashtëzakonshëm që bëri histori në sport. Ngushëllime të sinqerta familjes, shoqërisë dhe atyre që e njohën Diegon”, ka shkruar Premierliga.

Nga ana tjetër, portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas u shpreh i mërzitur me vdekjen e Maradonës, derisa në “Twitter” shkroi:

“Ditë e trishtë për futbollin. Maradona ka vdekur. Gjeniu i këtij sporti”, ka shkruar ish-portieri i Real Madridit.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane poashtu ka reaguar për vdekjen e legjendës, teksa në “Twitter” ka shkruar:

“I privilegjuar ta kem takuar atë. Shumë lajm i trishtë. Prehu i qetë Diego Maradona”.

Ndërkaq, klubi i madh francez, Paris Saint-Germain shkruan:

“Prehu në paqe, legjendë”.

“Futbolli ka humbur njëren prej ikonave më të mëdha. Prehu në paqe, Diego Maradona”, ka shkruar Manchester Unitedi mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat