Shqiptari i Kosovës shënon kundër Bayernit! Reali fiton ndaj Interit, Liverpoolit shokohet

Futboll

Shqiptari i Kosovës shënon kundër Bayernit! Reali fiton ndaj Interit, Liverpoolit shokohet

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:28
Bayerni

(E plotësuar) – Interi pëson humbje të rëndë si vendas me rezultat 2:0 nga Real Madridi, në kuadër të grupit B të Champions League.

Interi pothuajse shuan të gjitha shpresat për vend të dytë edhe pse ende ka mundësi teorike!

Në minutën e 6-të, Eden Hazard nga penalltia realizon për 0:1. Në minutën e 13-të, Interi me fat, goditja e Lucas ndalet nga shtylla pingule.

Image

Reali

Në minutën e 33-të, Vidal u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar me pak Interin. Rodrygo në minutën e 59-të, nga afërsia thellon fitoren (0:2) e Realit.

Image

Interi - Reali

Atalanta shokon Liverpoolin në stadiumin “Anfield”, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Berat Gjimshiti me Atalantën importuan tre pikë të mëdha. Në minutën e 60-të, Josip Iliçiç shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Liverpolit, kalon në epërsi Atalantën.   Robin Gosens në minutën e 64-të, i dha edhe një goditje kampionit të Anglisë, 0:2.

Image

Liverpool - Atalanta 

Porto fiton me rezultat 2:0 në shtëpi të Marseilles, duke iu falënderuar golave të Sanusi (39’) e Oliveira (72’-nga penalltia).

Image

Porto

Bayerni ashtu siç pritej, tregon fuqinë e kampionit të Evropës, duke e mundur me 3:1 Salzburgun. Mërgim Berisha, futbollist nga Kosova, ka luajtur standard, shënon për Salzburgun, por nuk mjafton goli i tij.  Në minutën e 43-të, Bayerni në epërsi. Sulmuesi polak Robert Lewandowski nga afërsia realizon.

Në minutën e 52-të, Kingsley Coman pranë 16-shit, godet bukur dhe Wober devijon topin, duke shënuar autogol në pjesën e poshtme të këndit të djathtë, 2:0 për Bayernin.

Image

Bayern - Salzburg

Në minutën e 66-të Roca u përjashtua nga loja pas dy të verdhëve dhe la Bayernin me një lojtar me pak. Leroy Sane në minutën e 68-të, me kokë shënon dhe thellon epërsinë e Bayernit, 3:0.

Në minutën e 73-të, Mërgim Berisha nga afërsia ngushton humbjen në 3:1.

Ajaxi fiton me 3.1 ndaj danezëve Midtjyllandit. Për Ajaxin shënuan Gravenberch (47’), Mazraoui (49’), Neres (66’) dhe për rivalin Mabil (81’-nga penalltia). Skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin deri me tash janë: Bayerni, Manchester City, Chelsea, Sevilla, Barcelona dhe Juventusi.

Grupi A

Bayern-Salzburg 3:1 (1:0)

Atletico Madrid - Lokomotiva (M) 0:0 (0:0)

Tabela

1.Bayern    4       4       0       0       15:4  12

2. Atl. Madrid     4       1       2       1       4:7    5

3. Lokomotiva     4       0       3       1       4:5    3

4. Salzburg 4       0       1       3       7:14  1

Grupi B

Monchengladbach-Shakhtar 4:0 (3:0)

Inter-Real 0:2 (0:1)

Tabela

1. Monchengladbach   4       2       2       0       14:4  8

2.Real Madrid     4       2       1       1       9:7    7

3. Shakhtar Donetsk    4       1       1       2       3:12  4

4. Inter       4       0       2       2       4:7    2

Grupi C

Marseille-Porto 0:2 (0:1)

Olympiacos-Manchester City         0:1 (0:1)

Tabela

1. Manchester City       4       4       0       0       10:1  12

2. Porto      4       3       0       1       8:3    9      

3. Olympiacos Piraeus 4       1       0       3       1:6    3

4. Marseille         4       0       0       4       0:9    0

Grupi D

Ajax - Midtjylland 3:1 (0:0)

Liverpool-Atalanta       0:2 (0:0)

Tabela

1. Liverpool                   4       3       0       1       8:2    9

2. Ajax        4       2       1       1       7:5    7

3. Atalanta 4       2       1       1       8:7    7

4. Midtjylland     4       0       0       4       2:11  0

73' Mërgim Berisha nga afërsia me mjeshtri e mposhti portierin e Bayernit, Neuer. Bayerni - Salzburg 3:1.

68' Sane thellon epërsinë e Bayernit, 3:0

64' Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, as në tokë dhe as në qiell. Robin Gosens nga afërsia shënon për epërsinë 0:2 të Atalantës.  

Grupi A 
Bayern-Salzburg 3:1 (1:0)
Atletico Madrid - Lokomotiva (M)    0:0 (0:0)

Grupi B
Monchengladbach-Shakhtar 4:0 (3:0)
Inter-Real 0:2 (0:1)

Grupi C
Marseille-Porto 0:2 (0:1)
Olympiacos-Manchester City    0:1 (0:1)

Grupi D
Ajax - Midtjylland 3:0 (0:0)
Liverpool-Atalanta    0:2 (0:0)

60' Josip Iliçiç shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Liverpolit, kalon në epërsi Atalantën. 

59' Rodrygo nga afërsia shton epërsinë (0:2) të Realit.

59' Reali ka edhe epërsinë edhe përparësinë e një lojtarit më shunmë.

52' Kingsley Coman pranë 16-shit, godet bukur dhe shënon në pjesën e poshtme të këndit të djathtë, 2:0 për Bayernin.

49' Ajaxi ka filluar furishëm pjesën e dytë. Noussair Mazraoui thellon epërsinë në 2:0 ndaj Midtjylland.
47' Ryan Gravenberch shënën për Ajaxin.

Përfundojnë pjesët e para.

Berat Gjimshiti luan standard për Atalantën dhe Mërgim Berisha për Salzburgun.

43' Bayerni në epërsi. Sulmuesi polak Robert Lewandowski nga afërsia realizon. 

42' Bayerni edhe Liverpooli ende nuk kanë shënuar.

39' Skudra portugeze, Porto avancon në udhëtim me 1:0 ndaj Marseilles. Autor i golit Zaidu Sanusi.

38' Nuk ka gola, me përjashtim në Milano.

Grupi A 
Bayern-Salzburg 1:0
Atletico Madrid - Lokomotiva Moskë 0:0

Grupi B
Monchengladbach-Shakhtar 4:0 (3:0)
Inter-Real 0:1

Grupi C
Marseille-Porto 0:1
Olympiacos-Manchester City    0:1 (0:1)

Grupi D
Ajax - Midtjylland 0:0
Liverpool-Atalanta 0:0

33' Interi është me një lojtar me pak, Vidal përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë

32' vetëm një gol deri me tash dhe mes Interit e Realit, 0:1.

25' Mërgim Berisha po paraqitet titullar për Salzburgun kundër Bayernit.

19' Bayerni po luan mirë por ende nuk ka shënuar.

16' Berat Gjimshiti me Ataantën synojnë ta befasojnë Liverpoolin.

13’ Interi me fat, goditja e Lucas ndalet nga shtylla pingule.

6' Eden Hazard nga penalltia kalon në epërsi Realin! Ai godet bukur dhe në këndin e majtë.

4' Secila ekip synon fitore.

Image

Reali

Grupi A 
Bayern-Salzburg 0:0
Atletico Madrid - Lokomotiva Moskë 0:0

Grupi B
Monchengladbach-Shakhtar 4:0 (3:0)
Inter-Real 0:1

Grupi C
Marseille-Porto 0:1
Olympiacos-Manchester City    0:1 (0:1)

Grupi D
Ajax - Midtjylland 0:0
Liverpool-Atalanta 0:0

 3' Fillojnë ndeshjet, emocione!

Sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së 4-të të Champions League dhe secila pritet më kërshëri.
Sfida kryesore është në mes Interit dhe Real Madridit.
Bayerni nga Munihu është favoritë sikurse edhe Liverpoolli.
Atletico Madrid kërkon pikë të plota kundër skuadrës ruse, Lokomotiva nga Moska.

Grupi A 
Bayern-Salzburg 0:0
Atletico Madrid - Lokomotiva Moskë 0:0

Grupi B
Monchengladbach-Shakhtar 4:0 (3:0)
Inter-Real 0:1

Grupi C
Marseille-Porto 0:0
Olympiacos-Manchester City    0:1 (0:1)

Grupi D
Ajax - Midtjylland 0:0
Liverpool-Atalanta 0:0

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat