Për të nuk qan vetëm futbolli, por të gjithë popujt, ish-presidenti: Diego ishte vëllai im i zemrës

Futboll

Për të nuk qan vetëm futbolli, por të gjithë popujt, ish-presidenti: Diego ishte vëllai im i zemrës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:17
Për të nuk qan vetëm futbolli, por të gjithë popujt, ish-presidenti: Diego ishte vëllai im i zemrës

Maradona do të mbahet mend gjatë jo vetëm si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por dhe si njeriu që mbrojti me vendosmëri kauzat e drejta për popujt e varfër.

Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales shprehu dhimbjen për vdekjen e mikut të tij Maradona. Ai shkruan në rrjetet sociale se për Diegon nuk qan vetëm futbolli, por e gjthë bota.

“Me dhimbje në zemër mësova lajmin e vdekjes së vëllait tim të zemrës.

Një njeri që ndjeu dhe luftoi për drejtësi, futbollisti më i mirë në botë.

Diego ishte një mbrojtës i madh i kauzave të drejta dhe populli bolivian e donte shumë. Ishte një mik i madh i çështjeve të drejta. Për të nuk qan vetëm futbolli, por të gjithë popujt e botës”, shkruan ish-presidenti i Bolivisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat