Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Prapaskenat

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për nxjerrjen në ankand të aksioneve, i ka hapur udhë procesit të privatizimit. Por çfarë pritet të ndodhë me Vllazninë pas këtij vendimi?

“Panorama Sport” ka mësuar se do të jetë bashkia, institucioni që do vazhdojë procesin e privatizimit dhe jo ministria e Ekonomisë. Bashkia e Shkodrës do të hapë ankandin, ku do të vendosen më parë disa kritere.

Disa nga pjesëmarrësit në ankand do të jenë më të favorizuar nga pikëzimi.

Nëse pjesëmarrësit do të kenë një vlerë të barabartë të shumës së afruar, në raport me atë që mund të kenë ofruar ish-donatorë të Vllaznisë apo ishfutbollistë të këtij klubi të interesuar për blerjen e aksioneve, atëherë fitues do të jenë këta të fundit.

Pritet që Këshilli Bashkiak të parashtrojë edhe pika të tjera. Bëhet fjalë për pikëzime që mund të ndikojnë në privatizim.

Gazeta zbulon se më kryesorja në këtë proces është që bëhet fjalë se krahas çmimit fillestar për blerjen prej 507 milionë lekësh (të vjetër), fituesi i ankandit do të ketë si barrë edhe borxhet që ka akumuluar klubi këtë periudhë. Pra, 1.2 miliardë lekë në total detyrime ndaj Tatimeve dhe palëve të treta janë fatura që do të shlyhen nga fituesi i ankandit.

Shuma e borxhit të bashkisë në Tatime mund të ketë ulje, sa i përket amnistisë për kamatëvonesën në shlyerje që mund të bëjë qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat