Ku është Messi? Rekord negativ nga sulmuesi i Barcelonës

Futboll

Ku është Messi? Rekord negativ nga sulmuesi i Barcelonës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Messi

Pas humbjes nga Cadiz CF në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas, Barcelona ka pasur ecurinë më të keqe 33 vitet e fundit.

Barça aktualisht gjendet në vendin e 14-të të tabelës, me katër fitore, katër humbje dhe një barazim.

Ky është edicioni më i keq në ligë për “Blaugranët” në 33 vitet e fundit.

Por, krizë të ngjajshme po pëson edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi, për të cilin statistikat nuk janë në favorin e tij.

Agjentinasi nuk ka arritur të tregojë numrat e dëshiruar që ka pasur gjithmonë, ai qëndron larg portës, gjë që kontribuon në më pak gola.

Por, më e keqja është se 33 vjeçari as me asiste nuk është mirë, përveç kësaj edhe driblimet e tij janë reduktuar, dikur ai driblonte kundërshtarët, nëse nuk shënonte gol, bënte asiste.

Aktualisht, Messi ka katër gola dhe zero asiste në 10 ndeshje në kuadër të La Ligas, dhe ky është starti më i dobët i tij në ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat