Superkupa e Kosovës gjykohet nga referi turk

Futboll

Superkupa e Kosovës gjykohet nga referi turk

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:28
Superkupa e Kosovës gjykohet nga referi turk

Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e takimit të Superkupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe FC Prishtinës.

Si asnjëherë më parë, kjo ndeshje për trofeun e Superkupës do të zhvillohet jashtë Kosovës.

FC Prishtina do të luftojë për t’u pasuruar me trofeun e dhjetë të Superkupës në histori të klubit, derisa Drita e Gjilanit synon të dytin.

Kjo përballja mes dy rivalëve të futbollit do të gjykohet nga referi turk, Abdulkadir Bitigen, i cili këtë vit është bërë gjyqtar i FIFA-s.

Ndryshe, dueli ndërmjet Dritës dhe FC Prishtinës do të startoj nga ora 12:00 në stadiumin “Mardan” të Antalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat