Ish-futbollisti paralajmëron klubin e Superligës së Kosovës: Dua paratë ose do të dërgoj lëndën deri në FIFA

Futboll

Ish-futbollisti paralajmëron klubin e Superligës së Kosovës: Dua paratë ose do të dërgoj lëndën deri në FIFA

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:13
Ish-futbollisti paralajmëron klubin e Superligës së Kosovës: Dua paratë ose do të dërgoj lëndën deri në FIFA

Arbëria e Dobrajës po rrezikon shumë, si pasojë e borgjeve që ka ndaj ish-futbollistëve të saj.

Klubi elitar është gjobitur nga Federata e Futbollit të Kosovës me 1000 euro, por ky dënim mund të jetë edhe më i madh.

FFK ka njoftuar se në rast se Arbëria dhe disa klube nga Liga e Parë nuk i shlyejnë detyrimet financiare ndaj ish-futbollistëve atëherë rrezikojnë t’iu heqën pikët.

Njëri nga lojtarët që e ka paditur klubin është ish-mbrojtësi i tyre Arbnor Gashi.

Gashi në një prononcim për Gazetën Olle ka thënë se ka disa muaj që drejtuesit e klubit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Mbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Arbërisë deri në janar, kur edhe është larguar nga klubi.

“Kam disa muaj që nuk po marr përgjigjje nga drejtuesit e klubit, nëse nuk më përgjigjen dhe nuk vendos asgjë as FFK atëherë do të shkoj edhe në instanca më të larta deri në FIFA”, ka deklaruar Gashi.

Vlen të theksohet se Gashi më parë ka bërë karrierë edhe në disa skuadra të Kosovës si 2 Korriku, Trepça dhe Ulpiana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat