Partizani merr kreun/ Mund Kastriotin 3-1. Kukësi – Tirana 2-2

Futboll

Partizani merr kreun/ Mund Kastriotin 3-1. Kukësi – Tirana 2-2

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:12
Foto

Partizani merr kreun e kampionatit pas fitorës 3-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

Gjërat nuk filluan aspak mirë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja që brenda 4 minutave të para të takimi e pa veten në disavantazh pasi Daci zhbllokoi takimin, por brenda pjesës së parë të kuqtë barazojnë me Hakajn duke shkuar në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë bie në sy supermacia e Partizanit dhe këtë gjë e tregon edhe në rezultat jo vetëm me lojë.

Stenio Xhunior në minutën e 75-të dhe Asanit në të 85 janë autorët e dy golave të shënuar në pjesën e dytë që çuan shifrat në 3-1. me këtë fitore Partizani qëndron të paktën 24 orë në krye të Superiores në pritje të ndeshjeve të Vllaznisë dhe Teutës që luajnë ditën e diel. Ndërkohë superndeshja e kësaj jave ajo mes Kukësit dhe Tiranës u mbyll në barazim 2-2. bardheblutë kontrollojnë që në fillim lojën por janë po ato që i dhurojnë golin e parë Kukësit pas një gabimit të Celhakës përfitojnë kuksianët dhe Eze zhbllokon ndeshjen.

Vetëm në pjesën e dytë Tirana arrin të gjejë golin e barazimit, këtë herë me Seferin i cili mes shumë shpërdorimeve rikthehet tek goli. Ky gol i jep më tepër besim Tiranës që arrin të gjejë edhe golin e avantazhit në minutën e 85-të me Enton Kale, por buzëqeshja e bardhebluve ngrin shpejt nga mrekullia e Agim Ibrahimit.

Nga një distancë prej  më shumë se 30 metrash goditja standarde e tij është perfekte dhe tund rrjetën, duke barazpeshuar shifrat në 2-2. Një barazim që pak i vlen të dyja skuadrave që mbeten në vend numëro në pozicionin 5 Tirana dhe të 6 Kukësi 7 ikë larg njëra tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat