‘Intelektualët’ në pritje të derbit të madh të Superligës, Drita - Prishtina 

Futboll

‘Intelektualët’ në pritje të derbit të madh të Superligës, Drita - Prishtina 

Nga: K.G. Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:57
‘Intelektualët’ në pritje të derbit të madh të Superligës, Drita - Prishtina 

“Intelektualët” janë në pritje të derbit të madh të elitës së futbollit të Kosovës, mes kampionit në fuqi, Dritës nga Gjilani dhe Prishtinës, e cila do të zhvillohet të dielën në Gjilan (15.00).

“Të dielën siç dihet, klubi jonë i zemrës ka para vetës një ndeshje mjaftë të rëndësishme, andaj si gjithmonë ne do të jemi pranë klubit tonë, pranë lojtarëve qe po mbrojnë ngjyrat e klubit tonë të zemrës.

Ftohen te gjithë “Intelektualët” të jenë prezent në stërvitjen e fundit para ndeshjes, për ti dhënë motiv dhe përkrahjen tonë si gjithmonë.

Stërvitja mbahet ne stadiumin e qytetit “Selami Osmani - Bezi”, nesër e shtunë me fillim nga ora 11:00.

Te jemi prezent në numër sa më të madh, sepse klubit tonë i nevojitet përkrahja e jonë.

N’zemrën tonë veç ti je”, shkruan në faqen e “Intelektualëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat