Prioritetet e Interit

Futboll

Prioritetet e Interit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:23
Prioritetet e Interit

Trajneri Antonio Conte dhe Inter nuk do takohen para dy jave, por trajneri ka identifikuar listën e transferimeve për afatin e ardhshëm veror.

Kontrata e Contes skadon në vitin 2022, por trajneri duhet të diskutojë për strategjitë e klubit para fillimit të edicionit të ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, Conte dhe drejtorët e Interit nuk do takohen para dy jave, por ai dhe Marotta kanë gjetur lojtarët që i duan si përforcime në verë.

Se pari, Conte shpreson që klubi të mos shesë asnjë nga yjet e ekipit të parë.

Pastaj, një portier i ri do jetë prioritet, duke marrë parasysh moshën e Samir Handanovic.

Juan Musso dhe Marco Silvestri janë në ‘radarin’ e Marottas, me portierin e Hellas Veronas që shihet si transferim më i lehtë.

Inter dëshiron edhe një lojtar të krahut të majtë gjithashtu. Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri janë ‘shënjestra’ të kampionit të Italisë që një kohë, por klubi gjithashtu është duke monitoruar situatën e Filip Kostic te Eintracht Frankfurt.

Conte gjithashtu ka nevojë për një sulmues mbështetës të Romelu Lukakut dhe Edin Dzeko mbetet në listë edhe pse klubi ndoshta do dëshirojë të transferojë një lojtar të ri, e njëjta vlen edhe për pozitën e qendërmesfushorit.

Conte është në dijeni që nuk do jetë e lehtë të nënshkruajë me të gjithë lojtarët, por në të njëjtën kohë, bordi e di që duhet të realizohen transferimet nëse nuk duan të shohin teknikun italian të largohet një vit më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat