Pique e thumbon

Futboll

Pique e thumbon

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:31
Pique e thumbon

Arturo Vidal u shpall kampion i Serie A me Interin dhe dëshironte ta festonte këtë sukses me një mesazh në rrjetet sociale. Kiliani publikoi në Instagramin e tij një foto me mesazhin “12 Ligat në 15 vite”, të cilin e shoqëroi me logot e ekipeve ku ka fituar titujt e kampionit.

“Shumë vite, shumë shokë ekipi, klube të shkëlqyera dhe shumë tifozë. Mirënjohës ndaj secilit prej atyre që më ka shoqëruar në çdo arritje. Dhe unë e di se ka ende shumë histori për të treguar… Ne do të shohim përpara për më shumë”, – lexohet në tekstin që Vidal ndau për ndjekësit.

Kishte shumë tifozë që e uruan atë. Nuk hezitoi edhe Gerard Piqué, ish-bashkëlojtari te Barcelona, i cili e “shigjetoi” disi kilenin. “Nëse luan duke çaluar… Ligën e Kampionëve, për kur?” – shkroi qendërmbrojtësi i Barcelonës.

Arturo ende nuk e ka fituar garën më të lartë kontinentale në karrierën e tij, por shpreson ta arrijë shumë shpejt. “Tjetri (Champions-i) do të jetë i imi”, – u përgjigj Gerard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat