Kurrë më afër mrekullisë, 11 skuadra shqiptare nga katër shtete në garat evropiane!?

Futboll

Kurrë më afër mrekullisë, 11 skuadra shqiptare nga katër shtete në garat evropiane!?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:35
Kurrë më afër mrekullisë, me 11 skuadra shqiptare në Kupat Evropiane?!

A do të jetë viti 2021, vit i skuadrave shqiptare sa i përket garave evropiane në futboll. 

Gjasat janë të mëdha që të kemi 11 skuadra shqiptare nga katër shtete në garat evropiane!

Kurrë më afër mrekullisë! Vetëm dy skuadra janë ende të pasigurta, njëra në Mal të Zi dhe tjetra në Maqedoninë e Veriut!

Shqipëria përfaqësohet me katër skuadra, një në Champions League dhe tri në Europa League. Kosova me tri skuadra: Një në Champions League dhe dy në Europa League.

Bukuria tjetër vjen nga Maqedonia e Veriut, dy skuadra shqiptare kanë siguruar Evropën, Shkëndija në Champions dhe Shkupi në Europa League, ndërsa skuadra Struga Trim & Lum, nëse përfundon në vend të tretë, do të jetë skuadra e tretë shqiptare.

Mrekullia tjetër gati po ndodhë në Mal të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, është në finalen e madhe të Kupës dhe synon edhe vendin e dytë. Deçiqi kurrë më afër Europa League.

A do t’i kemi 9, 10 apo 11 skuadra shqiptare në Evropë, gjithçka do të dihet brenda dy jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat