Kuqezinjtë me fokusin te portieri në Francë

Futboll

Kuqezinjtë me fokusin te portieri në Francë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:59
Kuqezinjtë me fokusin te portieri në Francë

Milan dhe Xhanluixhi Donaruma vazhdojnë të kenë disa miliona diferencë mes tyre, teksa gardiani i talentuar këmbëngul për të rinovuar kontratën vetëm nëse i ofrohet një pagë prej 10 milionë euro në sezon.

Drejtuesit kuqezinj e kanë të vështirë ta arrijnë këtë shumë, ndërsa shpresojnë ende në negociatat me Donarumën për ta bindur të qëndrojë edhe me më pak para.

Megjithatë, te Milan i kanë marrë masat dhe nëse italiani nuk rinovon atëherë kuqezinjtë do të tentojnë të firmosin me portierin e Lilë në Francë, skuadër që këtë sezon është në vend të parë dhe mund të rrëzojë nga froni PSG.

Bëhet fjalë për Majk Mainjan, i cili ka treguar se i ka cilësitë e duhura. Për 25-vjeçarin kjo do të ishte mundësia e jetës, megjithatë mbetet për t’u parë pasi dihet se përparësia është Donaruma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat