“Real do të vazhdojë me Zidane. Allegri do të shkojë te…”

Futboll

“Real do të vazhdojë me Zidane. Allegri do të shkojë te…”

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:33
Allegri dhe Zidane

“Ajo që mund të konfirmoj me siguri është se do t’ia bëjë gjërat shumë të lehta klubit”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Zinedine Zidane në konferencën e djeshme për shtyp në lidhje me dyshimet mbi të ardhmen e tij në drejtim të Real Madrid.

Gjithsesi, sipas AS, trajneri francez duket se do të jetë në drejtim të Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.

Florentino Perez duket se nuk ka patur asnjë kontakt me trajnerë të tjerë, as me Allegri-n, i cili, gjithmonë sipas AS, do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër të madhe europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat