Ramadani: Zoti dhe fati i përcjell ata që kanë guxim dhe japin maksimumin

Futboll

Ramadani: Zoti dhe fati i përcjell ata që kanë guxim dhe japin maksimumin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:48
Zekrija Ramadani

Prishtina ka shkuar edhe më afër titullit, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1 në sdtadiumin “Fadil Vokrri”.

Dy autogola, një penallti e humbur dhe shumëçka na prodhoi kjo ndeshje.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës tha se ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij. Ai poashtu potencoi faktin se lojtarët e dhanë maksimumin që ta zhbllokojnë Nikën pas atij gabimi, pasi portieri kishte krizë psikologjike.

“Një derbi i vërtetë, një ndeshje me shumë emocione, e nisim shumë mirë ndeshjen, shënuam, kishim posedimin, por nga një gabim që i ndodhë secilit, i ka ndodhe edhe portierëve të medhenj dhe sot i ndodhi Nikës. Kur është në pytje shoku i skuadres, ne japim maksimumin për ta nxjerrë nga kriza psikologjike”, tha fillimisht Zekrija Ramadani.

“Zoti dhe fati i përcjell ata që kanë guxim dhe japin maksimumin. I urojë futbollistët e mi për angazhimin dhe këtu ku jemi është merita më e madhe e futbollistëve”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Prishtina është në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita e vendit të dytë, me dy ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat