Skuadra shqiptare shokon Sutjeskën në Nikshiq, kualifikohet në garat evropiane

Futboll

Skuadra shqiptare shokon Sutjeskën në Nikshiq, kualifikohet në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:09
Skuadra shqiptare shokon Sutjeskën në Nikshiq, kualifikohet në garat evropiane

Deçiqi nga Tuzi është në Europa League! Skuadra shqiptare ka shënuar fitore të madhe në Nikshiq kundër Sutjeskës, në derbin e javës së 33-të të Kampionatit të Malit të Zi. 

Ndeshje mes dy rivalëve direkt për vend të dytë, por skuadra nga Tuzi tregoi lojë të madhe dhe ia doli të importoi tre pikë të mëdha. 

Në minutën e 59-të, Markoviq kalon në epërsi Sutjeskën. 

Gëzimi nuk zgjati më shumë se dy minuta. 

Kristijan Vulaj, një futbollist që nuk e ka shoqin, barazon rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 61-të.  Pas gjashtë minutave (67’), Admir Adroviç këmbëshpejt mposhti portierin  Gilen, 1:2. 

Në minutën e 70-të tensione pas ndërhyrjes së ashpër të Lulgjurajt të Deçiqit.

Portieri i Sutjeskës, Gilen, grushton njërin nga lojtarët e Deçiqit dhe gjyqtari e përjashton nga loja.  Krahas tij edhe Pjetër Lulgjurajn e Deçiqit.

Tuzjanët deri në fund treguan mbrojtje të fortë, herë – herë ishin të rrezikshëm në sulm dhe ia dolën që të ruajnë rezultatin, duke futuar tre pikë që peshojnë dhe për kualifikim në Europa League. 

Në javën e ardhshme Deçiqi do të takohet me Podgoricën, ndërsa Sutjeska luan në terren të Rudarit në Plevla. 

Buduçnosti është në krye me 78 pikë, pasojnë Deçiqi 53, Sutjeska 51, Podgorica 49 pikë etj. Deçiqi siguroi biletën për në Evropë, për herë të parë në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat