Doli barazim më Skëndërbeun/ Kalari: Partizani e ka titullin kampion në duart e veta

Futboll

Doli barazim më Skëndërbeun/ Kalari: Partizani e ka titullin kampion në duart e veta

Më: 9 maj 2021 Në ora: 23:24
Renaldo Kalari

Renaldo Kalari zëvëndësi trajneri i Partizanit, ka komentuar ndeshjen e ditës së djeshme ku skuadra e tij doli barazim me Skëndërbeun.

I ftuar në emisionin “ Ora Sport” Kalari shprehet se ishin dominues të lojës, dhe i vetmi gabim i tyre ishte lënia e dy pikëve për Skëndërbeun.

Më tej ai shprehet se Partizani e ka në duar titullin e kampionatit.

"Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga ana jonë, në Korçë , në të vetmin rast ose gabim është se lamë dy pikë. Normalisht kur e dominon ndeshjen, dhe ndëshkohesh në të vetmin gabim që bëm. Do luftojmë deri në fund,  jemi skuadra që luajmë më mirë futboll. Për një gol nuk mund ta quajmë nervozizëm nga ana jonë. I kishim mundësitë që ta fitonim ndeshjen. Na erdhi keq vetëm për mënyrën se si lamë dy pikët. Situata është normale me bilancin që kemi, na bën të jemi optimist.

Do hyjmë në lojë vetëm për tre pikët. Do jetë një garë jashtëzakonisht shumë e fortë. Janë katër ndeshje dhe ne do të luajmë në çdo ndeshje si në finale për të arritur në titullin kampion. Futboll pa presion nuk ka. Ne do hyjmë në fushë për të marrë tre pikët, pa marrë parasysh presionin. Kemi zhvilluar ndeshje të mira.  Ne do ta tregojmë veten se çfarë dimë të bëjmë."- tha ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat