Finale drithëruese, Llapi fiton Kupën e Kosovës

Futboll

Finale drithëruese, Llapi fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:41
Pamje nga finalja

Llapi nga Podujeva ka fituar Kupën e Kosovës, për herë të parë në histori të ekzistimit si klub. 

Llapi ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Dukagjinit, në finalen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. 

Ballafaqimi mes Dukagjinit të Klinës dhe Llapit, përfundoi pa fitues (0:0) në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, sërish baras  (1:1) dhe penalltitë përcaktuan fituesin.

Image

Pjesa e parë u përshkrua me lojë të mirë, sidomos në minutën e 33-të, Edon Sadriu kishte një mundësi të mirë, por portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, reagoi për mrekulli.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë të mirë qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rrjetat e paprekura (0:0), por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (1:1) nuk pati fitues. 

Image

KF Llapi

Në minutën e 95-të, Engjell Hoti ka mundur lehtë që të kalojë në epërsi llapjanët. Ai i vetëm me portier, por gjuajtja e tij me të majtën, nuk ishte precize.

Në minutën e 114-të, Altin Merlaku i vetmuar, kaloi portierin Çoriq dhe e plasoi topin në rrjetë, 1:0 për Dukagjinin.

Kur u mendua se gjithçka mori fund, në minutën e 120-të Elvis Prençi barazon rezultatin, 1:1. 
Penalltitë, për Dukagjinin shënuan Gerim, Basri, Gashi; dështuan Syla, Merlaku dhe për Llapin realizuan Ramadani, Shabani, Idrizi, Hyseni, dështon Januzi.

Portieri Marjan Çoriq më i merituari që Llapi fitoi Kupën dhe siguron një vend në Europa League, duke pritur penalltinë e Sylës dhe të Merlakut.  

Muhamet Hyseni realizoi penalltinë e fundit, duke sjell gëzim të madh të kryetrajneri Tahir Batatina dhe gjithë trevën e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat