Swiatek triumfon në Romë

Tenis

Swiatek triumfon në Romë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:39
Swiatek triumfon në Romë

Tenistja polake Iga Swiatek është shpallur fituese e turneut Masters të Romës, pas fitores 2-0 (6-0, 6-0) në finale ndaj çekes Karolina Pliskova.

Ky është turneu i fundit i rëndësishëm i fushave me dhè në prag të grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris.

Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, fusha konfirmoi të kundërtën. Pliskova nuk arriti të fitojë asnjë “game” në këtë finale, duke qenë shumë larg pritshmërisë.

Kjo është për meritë të 19-vjeçares polake Swiatek, që tregoi një formë të shkëlqyer, duke e merituar fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat