Barcelona në kategorinë e femrave fiton Ligën e Kampionëve, ‘shkatërron’ Chelsean në finale

Futboll

Barcelona në kategorinë e femrave fiton Ligën e Kampionëve, ‘shkatërron’ Chelsean në finale

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Barcelona është bërë skuadra e parë spanjolle që fiton Ligën e Kampionëve, pasi mposhten Chelsean me rezultat bindës 4 – 0.

U nevojiten vetëm 30 sekonda që Lluis Cortes ta kalonte në epërsi Barcelonën.

Rreth 10 minuta me vonë, Barcelona fitoi penallti dhe e saktë nga pika e bardhë u tregua Alexia Putellas.

Nuk u vonua shumë edhe goli i tretë i blaugranasve që u realizua nga Aitana Bonmati.

Golin e katërt, që doli të jetë i fundit për vajzat katalunase e realizoi Hansen.

Kjo fitore e bën Barcelonën ekipin e vetëm në histori që fiton Ligën e Kampionëve në dy kategoritë, meshkujt dhe femrat.

Ndërkohë, Barcelona mund të kompletojë tripletën nëse fitojnë Kupën e Mbretit, ku do takohen me Real Madridin e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat