Skuadra shqiptare me penallti mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadra shqiptare me penallti mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:21
Skuadra shqiptare me penallti mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare barazoi me rezultat 2:2 me Ohrin, por me penallti doli triumfues me 3:2.

Hero të kësaj sfide janë Shefiti me dy gola dhe portieri Velii që mbrojti dy penallti. 

Renova pas shumë vështirësive mbetet në elitë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qendrës stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup. 

Goli i parë i Ohrit në minutën e 4-të, nga më shumë se gjysma e fushës realizoi Lupçe Trpeski pas gabimit të portierit kundërshtar Velii.

Në pjesën e parë Renova barazoi në minutën e 18-të me golin e Shefit Shefitit, dhe skuadra e Dragan Bocevskit kaloi në epërsi me 2:1 me golin e Mitev në minutën e 50-të.

Në minutën e 89-të, Shefit Shefiti me golin e tij të dytë barazoi 2:2 pas një gabimi të madh nga portieri i Ohrit.

Ndërsa fituesi Kupës së Maqedonisë së Veriut, Sileksi bie nga liga, mposhtet me 1:0 nga Tikeveshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat