Kush do të jetë skuadra e 10-të e Superligës?

Futboll

Kush do të jetë skuadra e 10-të e Superligës?

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:09
Kush do të jetë skuadra e 10-të e Superligës?

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, që është edhe ndeshja e fundi për këtë sezon.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

Si zakonisht edhe kjo ndeshje do të jetë pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat