Skuadra italiane vendos për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Skuadra italiane vendos për shqiptarin e Kosovës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:03
Skuadra italiane vendos për shqiptarin e Kosovës

Mes lojtarëve me të cilët Torino do të fillojë sezonin e ardhshëm është Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i Kosovës është i vetmi në mesin e të transferuarve verën e kaluar që e ka të sigurt qëndrimin.

Amer Gojak, Federico Bonazzoli dhe Nicola Murru tashmë janë kthyer në ekipet nga kishin ardhur në formë huazimi.

Ricardo Rodriguez dhe Karol Linetty janë gjithashtu në shitje dhe vetëm Vojvoda është e sigurt që do të qëndrojë.

Futbollisti pati ndikim të madh në ndeshjet e fundit të Torinos në Serie A duke shënuar dy gola vendimtar dhe duke ia siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat