​Zgjatet lista e lojtarëve të Ballkanit të ftuar nga Bernard Challandes

Futboll

​Zgjatet lista e lojtarëve të Ballkanit të ftuar nga Bernard Challandes

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:19
Ballkani

Para pak ditësh trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes publikoli listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër San Marinos dhe Maltës.

Fillimisht aty nuk ishte përfshirë fare top-golashënuesi i Superligës së Kosovës Mirlind Daku, por kjo ndodhi të premten kur Challandes njoftoi në konferencë për media se e ka ftuar Dakun.

Por, pas Dakut, lista e lojtarëve të Ballkanit të ftuar nga trajneri Bernard Challandes te Kosova është zgjatur edhe më tutje dhe njoftimin e ka bërë skuadra na Suhareka që ka publikuar emrat e rinj që janë thirrur nga selektori i Kosovës.

Pra, nga radhët e Ballkanit ne Kombëtaren A janë ftuar: Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaq.

Ndërsa për U/19 janë ftuar: portieri Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat