​Skenderbeu – Vllaznia, finalja e kupës luhet me tifozë

Futboll

​Skenderbeu – Vllaznia, finalja e kupës luhet me tifozë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë.

Por, para zhvillimit të kësaj ndeshjeje ka ardhur një lajm i ri ku bëhet e ditur se në këtë ndeshje do të lejohet një mumër i limituar i tifozëve pasi Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një leje speciale për këtë, përcjellë KosovaPress.

Më tutje Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar vendin dhe kohën se ku mund të sigurohen biletat brenda kësaj kohe të shkurtër.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.”

“Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në “Rrugën e Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat