Reagon skuadra shqiptare në Mal të Zi, për thirrjet shoveniste në ndeshjen e finales...

Futboll

Reagon skuadra shqiptare në Mal të Zi, për thirrjet shoveniste në ndeshjen e finales...

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:16
Reagon skuadra shqiptare në Mal të Zi, për thirrjet shoveniste në ndeshjen e finales...

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka arritur rezultatin më të mirë në histori si klub me traditë 95- vjeçare. 

Deçiqi përfundoi në vend të tretë në Kampionatin e Malit të Zi, po ashtu ishin në finale të Kupës së Malit të Zi, por nuk arritën ta fitojnë trofeun, pasi që pësuan humbje në finale me rezultat 3:1 nga Buduçnosti i Podgoricës. Megjithatë, në finale nuk munguan provokimet dhe thirrjet shoveniste ndaj klubit shqiptar.

Deçiqi ka siguruar edhe vizën për në garat evropiane përkatësisht në Conferencë League.

“Ndeshja finale e Kupës të Malit të Zi ishte kurora e një sezoni fantastik të skuadrës e cila me meritë të plotë renditet në vendin e tretë në sezonin e parë kthyes në kategorinë superiore dhe u kualifikuam për në UEFA Conference League dhe në finalen e Kupës të Malit të Zi! 
I vetmi klub në Europë që është ngjitur prej kategorisë së dytë në kategorinë superiore dhe që ka arritur kupat e UEFA-s! 

Përfundojmë këtë sezon që do te shkruhet në historinë e KF Deçiqit si më i suksesshmi me shpresë që tjetri sezon do të jetë edhe më i suksesshëm. 

Gjatë këtij shtegtimi ishim të vetëdijshëm se do të përballemi me sfida dhe vështirësi të natyrave te ndryshme sikur se ishin edhe thirrjet shoviniste në ndeshjen e finales të grupit të tifozëve te cilat ne ashpër i dënojmë dhe ftojmë organet kompetente të ndërmarrin masa. Por ne vlerat tona do ti promovojmë me punë, me lojë dhe me sjellje dinjitoze. 

Së pari falënderojmë lojtarët dhe stafin teknik qe dhanë maksimumin në çdo ndeshje gjatë sezonit.

Falënderojmë Komunën e Tuzit, donatorët, Diasporën dhe të gjithë tifozët për mbështetjen që na kanë dhuruar gjatë gjithë sezonit.

Ne do vazhdojmë rrugën drejtë lavdisë”, shkruan në faqen e KF Deçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat