Messi ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Futboll

Messi ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:30
Messi ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Lionel Messi ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe e gjitha që mundon tani është nënshkrimi i tij mbi kontratën e re dyvjeçare në Camp Nou.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas ishte në dyshim, duke qenë se marrëveshja e tanishme i mbaronte në fund të këtij muaji, por sipas mediave spanjolle, Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Kapiteni  ka arritur marrëveshje të re dyvjeçare me klubin dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas Cadena COPE, kanë mbetur vetëm disa hollësi të vogla për t’u zgjidhur para se kapiteni ta hedhë nënshkrimin mbi kontratën e re.

Para një viti, Messi bëri çmos për t’u larguar nga Barcelona, për shkak të marrëdhënieve me ish-presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu.

Por tani me rikthimin e Joan Laporta në pushtet, Messi duket ta ketë gjetur lumturinë përsëri. Për më tepër, Barça sapo e ka sjellë në klub shokun e ngushtë të Messit, Sergio Agueron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat