Real Madrid dhe Ramos: Një ‘divorc’ i sigurt

Futboll

Real Madrid dhe Ramos: Një ‘divorc’ i sigurt

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:11
Real Madrid dhe Ramos: Një ‘divorc’ i sigurt

Shenjat e fundit tregojnë se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos nuk ka të ardhme në skuadër.

Me një muaj të mbetur në kontratë, situata duket mjaftë e komplikuar dhe presidenti Florentino Perez e ka të qartë se spanjolli do largohet.

Fundi i aventurës për Ramos dhe Madrid

Nënshkrimi me David Alaba është faktori kryesor që do të këtë ndryshime te “Los Blancos”.

Austriaku që është 28-vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ka marrë pagën e kapitenin pasi u transferua si agjent i lirë.

Ramos gjithashtu nuk u shfaq për të prezantuar fanellat e reja 2021/22 të Realit.

Sipas Onda Cero, një ndër arsyet kryesore të ‘divorcit’ mes Ramos dhe Madrid është se klubi u nda shumë i zhgënjyer me spanjollin që është kundër pranimit të zbritjes së pagës për 10 për qind.

Argumenti i Ramos është se klubi madrilen dëshiron të shpëtojë para për të nënshkruar me Kylian Mbappen.

Në rast që të gjithë pranojnë zbritjen e pagës për 10 për qind, nga klubi i futbollit dhe basketbollit, atëherë Reali do kursente 50 milionë euro.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që Ramos lidhet me largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Hera e parë ishte në vitin 2015, kur Ramos mori ofertë nga Manchester United vetëm që të rinovojë kontratën.

Hera e dytë ishte para dy edicioneve, pas një problemi në dhomën e zhveshjes pas eliminimit nga Ajax. Kurse, hera e tretë ishte kur mbrojtësi kërkoi të largohet si agjent i lirë për të kompletuar kalimin në Kinë.

Sidoqoftë, presidenti nuk lejoi dhe vlerësoi lartë mbrojtësin duke pranuar publikisht se është lojtari më i paguar në skuadër.

Ditët në vijim Ramos do bisedojë me trajnerin Carlo Ancelotti dhe do kuptohet vendimi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat