Kush do të jenë shtyllat e Interit

Futboll

Kush do të jenë shtyllat e Interit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:50
Kush do të jenë shtyllat e Interit

Kush do të jenë shtyllat e Interit të Simone Inzaghi-t?

Tuttosport i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje, duke zbuluar katër yjet mbi të cilët do të bazohet skuadra e Inzaghi-t.

Në mbrojtje, Stefan de Vrij përfaqëson një titullar pa të cilin Inzaghi nuk bën dot.

Në mesfushë, konsiderohet e paprekshme dyshja Brozovic-Barella, ndërsa në sulm është Lukaku, i cili ka siguruar trajnerin e ri se nuk ka ndërmend të largohet.

Nuk ka siguri për Lautaro Martinez, por zikaltrit kanë bërë të ditur se Demi mund të largohet vetëm nëse do të marrë një ofertë prej 90 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat