​Pak orë pas rinovimit me Ermal Krasniqin, Ballkani lëshon një reagim rreth kësaj çështje

Futboll

​Pak orë pas rinovimit me Ermal Krasniqin, Ballkani lëshon një reagim rreth kësaj çështje

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së shtunës, Ballkani njoftoi edhe zyrtarisht se e ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Ermal Krasniqin deri në vitin 2023.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi nuk u bë e ditur asgjë sa i përket aspektit financiar dhe kësaj marrëveshje dhe në mediat vendore u përfolën disa shumë të konsiderueshme.

Për t’i përgënjeshtruar të gjitha këto, klubi nga qyteti i Suharekës ka lëshuar një reagim ne faqen e tyre zyrtare ku ka thënë se shumat e përmendur nga mediat nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin, por gjithashtu klubi nuk ka treguar ndonjë shifër.

“Klubi i futbollit FC Ballkani falenderon mediat tona të cilat po bëjnë një punë të shkëlqyeshme drejt informimit të qytetarëve për ngjarjet sportive.”, fillon reagimi i FC Ballkanit.

“Mirëpo, në rastin e Ermal Krasniqit na lejoni që me xhentiles t’iu rikonfirmojmë se shuma e cila po përmendet në opinion është e pavërtetë, dhe as për së afërmi e shumës së cekur nëpër disa media. Kontrata me Ermalin është mesatare me lojtarët e tjerë të Superligës së Kosovës sa i përket vlerës monetare.“, theksohet në këtë reagim të klubi me bazë në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat