Todo Fichajes: Real Madrid e sheh transferimin e Mbappes si të ‘kryer’

Futboll

Todo Fichajes: Real Madrid e sheh transferimin e Mbappes si të ‘kryer’

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 00:46
Mbappe

Me bashkëpunimin e Karim Benzemas me Kylian Mbappe në Francë, Real Madrid ka besim të plotë se pasi të përfundojë Kampionati Evropian do ta kompletojnë transferimin e 22-vjeçarit.

Sipas Todo Fichajes, gjiganti spanjoll e sheh transferimin e Mbappes si të kryer.

PSG tani është duke vlerësuar sulmuesin, ngase do konsiderojnë oferta pasi rinovimi i fundit i kontratës u refuzua.

‘Operacioni’ pritet të kompletohet rreth 150 milionë euro, edhe pse kjo vlerë është e lartë, presidenti Florentino Perez do shesë disa yje për ta financuar.

Kujtojmë se me largimin e Sergio Ramos, Reali do shpëtojë një vlerë të lartë nga pagat e spanjollit, derisa klubi është i hapur për shitjen e Raphael Varane te Manchester United.

Sidoqoftë, presidenti i “Parisienëve” para disa orëve njoftoi se Mbappe nuk do shitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat