Edhe Barcelona në garë për Kounden

Futboll

Edhe Barcelona në garë për Kounden

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:33
Edhe Barcelona në garë për Kounden

Klubi spanjoll, Barcelona, është futur në garë për mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, “Blaugranët” janë të interesuar për shërbimet e Kounde.

Interesim për mbrojtësin 22-vjeçar, kanë shfaqur disa klube angleze dhe Real Madridi, por Sevilla po kërkon 80 milionë për shitjen e tij, që për momentin asnjë ekip nuk është e gatshme ti ofrojë.

Përveç Koundes, Barcelona ka edhe opsione tjera për repartin e mbrojtjes si: Matthijs de Ligt dhe Aymeric Laporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat